Syla: Nesër do t’u ankohem ambasadave

Aktuale

Syla: Nesër do t’u ankohem ambasadave

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 17:49
Blerim Syla

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka bërë të ditur se do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë, të cilëve do t’u thotë “kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar udhëheqësit e sindikatave”.

Ai e konfirmoi këtë derisa ishte duke e komentuar deklaratën e Kurtit që e pati në konferencën e sotme, në të cilën theksoi se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.

“Shantazhet dhe kërcënimet e kryeministrit Albin Kurti nuk kanë bërë punë tek unë. Ai nuk po e mban fjalën që ma dha derisa ishte në opozitë, ku më tha se do ta bënte koeficientin gjashtë edhe për infermierët dhe mjekët. Pas këtyre, si duket ka zgjedhur njëfarë rruge tjetër, shtetin po e qon në diktaturë”.

“Në moment kur shteti tenton t’i kontrollojë sindikatat, shkojmë në diktaturë me një ritëm të tillë. Nga nesër do t’i lajmërojë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë dhe shtetet e QUINT-it për këtë kërcënim që ka bërë zoti Kurti,” ka thënë Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat