​Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu

Aktuale

​Konjufca ngushëllon familjen Zejnullahu

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 18:08
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për vdekjen e babait të heroit Hakif Zejnullahu, Sabit Zejnullahu.

Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta e të shumë nderuarit bacës Sabit. Baca Sabit na mësoi se si duhet ta duam Atdheun, duke edukuar heronj si Hakifi i cili bashkë me Zahir Pajazitin dhanë më të shtrenjtën e tyre për liri e pavarësi.

Heroizmi dhe kujtimet e jetës së tyre nuk do të na lënë kurrë. Kontributin e bacës Sabit do ta kujtojmë me respekt dhe krenari. Ngushëllimet më të sinqerta për ju, miqtë dhe të afërmit”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca.

Sabit Zejnullahu, babai i heroit të kombit, Hakif Zejnullahut ka vdekur sot. Djali i tij, Hakifi u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar 1997 në Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat