Albulena Haxhiu iu përgjigjet kritikëve për fusnotën: Marrëveshjet nga qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë

Aktuale

Albulena Haxhiu iu përgjigjet kritikëve për fusnotën: Marrëveshjet nga qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë

Nga: H.O. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 07:25
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook ka reaguar ndaj kritikave për fusnotën.

Ajo shkruan se, ‘fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme’.

Sipas saj, këto marrëveshje që bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë.

Postimi i plotë:

Këta që sot shtiren kinse janë kundrejt fusnotës, asokohe kur fusnota u instalua nuk e thanë asnjë fjalë të vetme kundër asaj marrëveshje (por as edhe të tjerave) përkundrazi iu bashkuan qeverisë së asaj kohe kinse fusnota "do të shkrihej porsi fjolla e borës", prandaj këta askush nuk i merr seriozisht.

Fusnota dhe shumë marrëveshje tjera sikurse edhe ajo për asociacionin ishin dhe mbeten të dëmshme.

Koncesionet në kurriz të shtetit dhe qytetarëve që i bënë qeveritë e kaluara nuk mund të zhbëhen menjëherë.

Sot, Republika e Kosovës dhe qytetarët, përfaqësohen denjësisht nga kryeministri Kurti, brenda e jashtë vendit, fatkeqësisht këtë përfaqësim nuk e kemi parë kurrë më parë por fat i mirë që tani Kosova shihet ndryshe!

Kemi shumë punë për të bërë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat