Presidentja Osmani e përmend Ibrahim Rugovën në Samitin e Amerikës

Aktuale

Presidentja Osmani e përmend Ibrahim Rugovën në Samitin e Amerikës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:42
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në adresimin e saj në Samitin e Demokracisë, të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se po flet si presidentja e një nga demokracive më të reja, por edhe më aktive në botë.

Ajo ka thënë se Kosova mbështetet në liri, pavarësi e demokraci, derisa ka përmendur edhe presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, të cilin e ka cilësuar at themeltar, për të cilin tha se i ka parashikuar këto tri shtylla.

“Së shpejti, Kosova do të shënojë 14-vjetorin e pavarësisë, por regjimet autoritare dhe gjenocidale i kemi luftuar për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Demokracia është në themelet e shoqërisë sonë, ajo është e rrënjosur thellë në luftën tonë historike për liri dhe të drejtat e njeriut. Dhe, siç e parashikoi ati ynë themeltar, presidenti Rugova, republika jonë mbështetet fuqishëm në tri shtylla: liri, pavarësi, demokraci”.

“Sot, Kosova vazhdon të përparojë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, me tranzicion paqësor të pushtetit, liri të pacenuar të mediave dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut të vulosura në kushtetutën tone”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat