Akuzoi Kurtin se po dëmton Kosovën, ushtaraku shqiptaro-amerikan ka një këshillë për Hysenin - ia përmend edhe gjykatën

Aktuale

Akuzoi Kurtin se po dëmton Kosovën, ushtaraku shqiptaro-amerikan ka një këshillë për Hysenin - ia përmend edhe gjykatën

Nga: A.ZH Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Albin Kurti, Skënder Hyseni

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka reaguar ish-udhëheqësit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenit. Ky i fundit, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, se me deklaratat e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, i ka bërë shërbim jo të mirë vendit.

“Unë pashë ekzaltim të madh ndaj paraqitjes së Kurtit në konferencë për media me Josep Borrell. Mirëpo Kurti i ka bërë një shërbim jo të mirë vendit të vet me disa nga deklarimet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai duhet të ketë kujdes me deklarimet e tij sepse duhet të jetë shumë më diplomat karshi bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.

E ushtaraku Maralusha, ia ka dhënë disa këshilla Hysenit. Sipas tij, nuk do të ketë Asociacion dhe nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Maralusha ka shtuar se me Hysenin do të merret një gjykatë e Kosovës, por jo të udhëhequr nga Aleksandër Lumezi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Maralushës në Facebook:

E kam një këshillë të vogël për Skënder Hysenin.

1. E treguat veten se jeni bashkëpunëtor i Vuçiqit kur u takuat me Grenellin në Washington (SHBA).

2. Mos u merrni me një politikë anti-shqiptare.

Dil ne pension dhe merruni me harmoniken që e keni si zanat.

3. S’ka Asociacion për serbët.

4. S’ka ndarje të Kosovës.

5. S’ka "allash veresh" me tokat shqiptare

6. Dhe juve do t’iu vjen koha për me dal para një gjykate të vërtetë (minus Lumezi) e udhëhequr nga një profesionalist që e ka Kosovën/kombin në zemër e jo nga Lumezi.

Tung!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat