Porosia e Albin Kurtit për Rrahman Jasharin

Aktuale

Porosia e Albin Kurtit për Rrahman Jasharin

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 12:12
Rrahman Jashari

Me të filluar seanca e Kuvendit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, kritikoi kryeministrin Kurti, që nuk po i merr për bazë kërkesat e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë dhe sektorëve tjerë.

Mirëpo, në përgjigjen e tij, Kurti ani pse nuk ia përmendi emrin, dha një kritikë për disa nga udhëheqësit e sindikatave.

Ai tha se na kryesindikalistë, që janë politikë, duke thënë se në vitin 2017, në mes të fushatës kishin nënshkruar memorandum me atëherë udhëheqësit e PAN-it (PDK, AAK, NISMA).

Në mesin e nënshkruesve të këtij memorandumi, ka qenë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili ka pasur përplasje në distancë me vetë kryeministrin Kurti.

Madje, Jashari ka bërë të ditur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të hyjnë në grevë në sektorin e arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat