Habit Liri Loshi: Ramushi nuk duhet t’ia kthejë 200 hektarë tokë shtetit, por ja me kë duhet t’i ndajë ato

Aktuale

Habit Liri Loshi: Ramushi nuk duhet t’ia kthejë 200 hektarë tokë shtetit, por ja me kë duhet t’i ndajë ato

Nga: A.ZH Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 15:14
Liri Loshi, Ramush Haradinaj

Edhe ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ëshë përfshirë në debatin lidhur me 200 hektarët e tokës së kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt.

Loshi ka thënë se babai i Haradinajt nuk i ka pasur 200 hektarë tokë dhe se ky i fundit këtë tokë nuk duhet t’ia kthejë shtetit, por kushërinjve të tij, të cilët kishin hise aty dikur, përcjell Bota sot.

Sipas ish-kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Haradinaj do të mbetet hero lufte dhe hajdut paqeje, nëse nuk e ndan proporcionalisht këtë tokë me kushërinjtë e tij.

Reagimi i Loshit në Facebook:

Ndryshe është me e ble tokën e babës dhe ndryshe është me e ble tokën e kushërinjve dhe ata me i lanë me gishta në gojë. Baba i Ramushit nuk i ka pasur 200 hektarë tokë. Nëse i ka pasur, do të ishte një histori shumë interesante. Ramushi nuk duhet t'ia kthejë tokën shtetit, por duhet të merret vesh me kushërinjtë e tij, nëse këtë nuk e ka ba deri më tash. Pra, rendi e kërkon që toka e përbashkët të ndahet proporcionalisht me të gjithë ata që pretendojnë se kishin hise dikur.

Ndryshe, Ramushi mbetet një hero i luftës dhe një hajdut i paqes. Nuk thashë se është hajdut. Lexoni mirë: vetëm nëse 200 hektarë të krejt fshatit, apo të kushërinjve të tij nuk i ndan proporcionalisht, por i mban për vete dhe familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat