Ethem Çeku: Kosova është vonuar në ndërtimin e termocentraleve të reja

Aktuale

Ethem Çeku: Kosova është vonuar në ndërtimin e termocentraleve të reja

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 00:41
Ethem Çeku

Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, ka folur në lidhje me krizën e energjisë elektrike në Kosovë.

Çeku ka thënë se Kosova duhet të ketë një bashkëpunim me Shqipërinë, teksa shtoi se e vetmja rrugëdalje është ndërtimi i blloqeve të reja të termocentraleve.

“Realisht është një situatë jo e mirë, sepse ka një kohë të gjatë, në të cilën qytetarët e Kosovës po përballen me mungesën e energjisë elektrike, janë periudha të gjata kohore, sidomos për periudhën e dimrit, ku rritet shpenzimi i energjisë elektrike, kemi një situatë jo të lakmueshme, shpresojmë që kjo situatë të përfundojë”.

“Duhet të ketë një bashkëpunim të mirë me Shqipërinë, në këto momente. Qeveria duhet t’i kërkojë mbështetje sektorit energjetik të Shqipërisë, nga qeveria shqiptare të furnizohet me energji, kemi një mundësi të mirë, ku në kohët e fundit ka pasur të reshura të mëdha, ku mund të ketë një kompensim të energjisë nga Shqipëria, të mos kemi blerje me çmime të larta”.

Tutje, Çeku ka thënë se e vetmja rrugëdalje nga kriza është ndërtimi i blloqeve të reja të termocentraleve.

“Për mua, e vetmja rrugëdalje është ndërtimi i blloqeve të reja të termocentraleve, çdo vonesë do t’i kushtojë ekonomikisht Kosovës, politikisht do t’i kushtojë, çdo shtyrje do të jetë gabim nga institucionet tona”, theksoi Çeku.

Ai tha se gjatë kohës sa ka qenë ministër i Energjetikës, është bërë një fushatë kundër ndërtimit të termocentraleve.

“Është bërë një fushatë kundër ndërtimit të termocentraleve, duke u thirre në mbrojtjen e mjedisit, nga organizata të ndryshme, teksa vendet e rajonit ndërtuan kapacitete të reja, vetëm ne mbetëm pa ndërtuar”.

“Kosova është vonuar në ndërtimin e termocentraleve të reja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat