Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve

Aktuale

Pleurat Sejdiu rizgjedhet kryetar i Odës së Mjekëve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:12
Pleurat Sejdiu

Oda e Mjekëve të Kosovës ka mbajtur Kuvendin ku ka zgjedhur kryetarin e kësaj organizate.

Kuvendi si organi më i lartë i këtij institucioni përbëhet nga 134 anëtarë, të cilët sot shfrytëzuan të drejtën e votimit dhe me anë të saj shprehën vullnetin për zgjedhjen e kryetarit të OMK-së.

Në fjalimin hyrës, kryetari i tanishëm Pleurat Sejdiu tregoi punën dhe angazhimin e tij për gjatë këtyre 4 viteve dhe shpalosi planin e tij për 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu edhe kundërkandidati Ramush Bejiqi bëri prezantimin e planit të tij.

Sipas njoftimit të OMK-së, pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kuvendin e Odës, sipas votimit të fshehtë, Pleurat Sejdiu u rizgjodh në funksionin e kryetarit të OMK-së.

“Mandati për legjislaturën e tretë të Kuvendit të OMK-së do zgjasë për 4 vitet e ardhshme. Sejdiu në fjalimin përmbyllës u shpreh se na presin sfida të ndryshme përpara dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e veçanërisht stafin e tij me të cilët ka bashkëpunuar vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat