Deputeti ‘godet’ Mërgim Lushtakun: 20 vitet e fundit i kalori duke ble toka 50€ arin dhe duke ia shitur shtetit 5,000€ arin

Aktuale

Deputeti ‘godet’ Mërgim Lushtakun: 20 vitet e fundit i kalori duke ble toka 50€ arin dhe duke ia shitur shtetit 5,000€ arin

Nga: N. Sh. Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në Kuvendin e Kosovës ka reaguar ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pasi deputetët e LVV-së nuk e kanë përkrahur një amandament të Lushtakut që lidhet me një projekt për furnizimin me ujë të Skenderajt.

“Fillimisht duhet të shpreh keqardhjen e madhe ndaj këtij votimit që po tregon që partia Vetëvendosje e ka ende një hatër mbetje për shkak të votave që s’ja ka dhënë as në qendrore as në lokale. Është për turp, dhe ju po e tregoni fytyrën e vërtetë, që jeni kundër Drenicës. Në kohën më të vështirë, edhe aparati serb në krye me Millosheviqin, kanë dasht me na e ndalë ajrin dhe jetën, po skan mujt”, është shprehur Lushtaku.

Ndaj fjalëve të Lushtakut ka reaguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka cilësuar se gjuha e Lushtakut është joparlamentare.

Por, ndaj Lushtakut ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Dimal Basha përmes një postimi në facebook.

Basha shkruan se, Lushtaku 20 vitet e fundit i ka kaluar duke ble prona prej shtetit nga 50 euro arin dhe duke ia shitur prap shtetit me nga 5 mijë euro arin.

“Ngoni kush po fol për Skënderajin, Lushtaku Jnr, i dërguari i Lushtakut Snr, që komplet 20 vitet e fundit i ka kalu duke ble prona prej shtetit nga 50€ ari, e tu ia shit prap shtetit me nga 5,000€ ari.

Ky jo buxhetin, po me ia lanë edhe ndërtesën e Kuvendit e shet me mujt për që mërzitet për dikon”, shkruan Basha në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat