Nënshkruhet marrëveshja prej 210 milionë euro me Danimarkën, ajo merr me qera qeli në Kosovë

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja prej 210 milionë euro me Danimarkën, ajo merr me qera qeli në Kosovë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Nënshkrimi i marrëveshjes

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera  të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme.

Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

“Sapo nënshkruam letër-qëllimet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës me ministritë homologe nga Mbretëria e Danimarkës”.

“Republika e Kosovës është vlerësuar si palë serioze në idenë për transferimin e të dënuarve që aktualisht në qendrat korrektuese në Mbretërinë e Danimarkës”.

“Administrimi i mirë i institucioneve korrektuese, avancimi i respektimit të të drejtave për personat e privuar nga liria dhe kapacitetet e mjaftueshme akomoduese të institucioneve korrektuese janë vlerësuar edhe nga institucione kredibile ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

“Gatishmëria e Danimarkës për t’ja besuar Kosovës transferimin e të burgosurve dëshmon përparimin që vendi ynë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përkushtimin tonë për të quar më tej reformat për sundimin e ligjit dhe ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel shumë të lartë”.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme.

Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat