​Osmani jep detaje për njohjen e paralajmëruar nga Pacolli

Aktuale

​Osmani jep detaje për njohjen e paralajmëruar nga Pacolli

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 13:00
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është e njoftuar për detajet e njohjes nga një shtet afrikan, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se një shtet afrikan ka bërë gati njohjen e Kosovës dhe se për këtë kishte njoftuar paraprakisht Osmanin.

Kjo e fundit në një konferencë për media ka treguar arsyet për mos publikimin e emrit të këtij shteti.

“Si presidente jam e njoftuar për të gjitha detajet për procesin e njohjeve dhe jam e njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Është në interesin e Kosovës që deri të ndodhë njohja të mos e bëj publike. Kushdo që tenton ta bëjë publike vetëm sa e dëmton procesin”, tha Osmani.

Për më tepër, kreu i vendit tha se Kosova meriton të njihet nga të gjitha shtetet e botës.

“Ne do të punojmë pareshtur se Kosova e meriton të njohjet pavarësisht dëmit të madh që i është bërë përpara”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat