Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve, këto janë detajet e fundit

Aktuale

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve, këto janë detajet e fundit

Nga: Bota sot Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 15:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 19:33) -Sot, Policia e Kosovës evakuoi udhëtarët në Stacionin e Autobusëve në Prishtine.

Kjo ndodhi, pasi që Policia kishte marr një telefonat, ku një person alarmoi se kishte vendosur një mjet shpërthyes në Stacion.

Polica për disa orë ka mbajtur të bllokuar Stacionin.

Lidhur me këtë rast, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e dhënë nga Policia shprehen se nuk është gjetur asnjë e dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, kanë njoftuar se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

“Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës

***

Policia e Kosovës ka lëshuar qarkullimin për qytetarë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas dyshimeve për mjet shpërthyes.

Njësitet elite policore janë larguar nga vendngjarja, derisa bashkë me ta edhe shiritat bllokues për kalimtarët.

Pavarësisht se policia u largua, institucionet përkatëse nuk u deklaruan për medie.

Derisa më parë, nga Policia e Kosovës thanë se kanë pranuar një telefonatë anonime nga një qytetar, ku u dyshua për mjet shpërthyes

***

Kanë përfunduar kërkimet tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku policia mori një alarm për bombë.

Megjithatë, ky alarm ka dalë të jetë i rrejshëm, pasi që policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

“Njësia e anti-bombave ka kontrolluar të gjithë vendin. Është konstatuar se ka qenë alarm i rrejshëm. Nga vendi i ngjarjes janë liruar zjarrfikësit dhe emergjenca”, ka thënë një burim.

Ndryshe, më herët gjatë ditës policia njoftoi se kishte marrë një telefonatë anonime nga një person që thoshte se kishte vendosur bombë në Stacionin e Autobusëve.

Stacioni i Autobusëve mbetet ende i bllokuar

Policia e Kosovës ka bllokuar plotësisht Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Dyshohet se në ambientet e brendshme të stacionit është vendosur një mjet shpërthyes.

Në vendngjarje përveç njësive elite policore kanë dalë në teren edhe zjarrfikësit dhe qendra e mjekësisë urgjente.

Policia e Kosovës bëri të ditur se kanë pranuar një telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese.

***

Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka bërë që në vendin e ngjarjes të shkoj edhe prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me njësitë tjera relevante ndodhet në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të verifikuar informatën lidhur me dyshimet për mjete shpërthyese”, ka thënë Ulaj.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndryshe një alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka pranuar sot Policia e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i emergjencës dhe zjarrfikësit derisa policia ka siguruar të gjithë perimetrin dhe ka evakuuar qytetarët.

Deklarohen nga Policia

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sot rreth orës 14:00, Policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, theksoi Ahmeti për "Bota sot".

Momenti kur evakuohen udhëtarët nga Stacioni i Autobusëve

Policia e Kosovës konfirmoi pasditen e sotme se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve.

Ndërkaq, është publikuar momenti kur janë evakuar udhëtarët nga Stacioni.

 Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

 Një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

U.d. i drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, tha se nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante

“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”.

***

Një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka marrë një alarm për bombë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë evakuimin e qytetarëve di dhe është rrethuar hapësira. 

Bota Sot është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat