Dyshimi për bombë, rihapet për qytetarë Stacioni i Autobusëve

Aktuale

Dyshimi për bombë, rihapet për qytetarë Stacioni i Autobusëve

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka lëshuar qarkullimin për qytetarë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas dyshimeve për mjet shpërthyes.

Njësitet elite policore janë larguar nga vendngjarja, derisa bashkë me ta edhe shiritat bllokues për kalimtarët.

Pavarësisht se policia u largua, institucionet përkatëse nuk u deklaruan për medie.

Derisa më parë, nga Policia e Kosovës thanë se kanë pranuar një telefonat anonime nga një qytetar, ku u dyshua për mjet shpërthyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat