Reagon deputeti Bajrami në lidhje me dënimin e personit që grushtoi gruan në market, ka këto fjalë

Aktuale

Reagon deputeti Bajrami në lidhje me dënimin e personit që grushtoi gruan në market, ka këto fjalë

Nga: M.H. Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 14:18
Alban Bajrami

Deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Bajrami përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me dënimin që i është bërë dhunuesit që ka goditur një grua me grushta në market.

Ai shprehet se Prokuroria nuk duhet ta afirmojë Prokuroria, përcjell “Bota sot”.

Aktgjykimet e tilla jo-adekuate gjithnjë po e rrisin mundësinë për përsëritje e mbase edhe përshkallëzim të dhunës, shkruan tutje deputeti.

Postimi i plotë

Aktgjykim jo-meritor që s'duhet ta afirmojë Prokuroria

Me vetëm një gjobë 2400 euro qenka dënuar dhunuesi që e godet brutalisht një grua me grushte në kokë e me shportë metalike në trup, në market për motive banale. Ky rast përbën një çështje më tepër të dyshimtë që nuk duhet të kalojë pa dijeninë e opinionit publik.

Të gjithë e patëm parë të regjistruar një akt mizor të dhunës, në pikë të ditës, ndaj një gruaje, që na pati tronditur secilin. Por, nuk po arrij ta kuptoj për çfarë arsyesh nuk e ka përjetuar ngjashëm këtë veprim edhe gjykatësi i lëndës një fjalë, që qenka mjaftuar vetëm me këtë gjobë simbolike në funksion të asgjëje.

Aktgjykimet e tilla jo-adekuate gjithnjë po e rrisin mundësinë për përsëritje e mbase edhe përshkallëzim të dhunës, meqenëse s'po përçojnë mesazhin e duhur për ndëshkim specifik ndaj kryerësve e as mos-përmbushje të asnjë forme ndaj viktimave.

Uroj që Prokuroria të mos bëhet palë në këtë padrejtësi të llojit të veçantë. Ky rast ka nevojë të apelohet, meqenëse edhe vepra për të cilën ngarkohet i dënuari, parasheh dënim minimalisht 6 muaj me burgim, deri në 5 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat