Hyseni reagon pas koalicionit LDK-LVV në Podujevë: Marrëveshja parzgjedhore filloi së zbatuari pas zgjedhjeve

Aktuale

Hyseni reagon pas koalicionit LDK-LVV në Podujevë: Marrëveshja parzgjedhore filloi së zbatuari pas zgjedhjeve

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 20:49
Ekrem Hyseni

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes në këtë qytet.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni tha se se marrëveshja parazgjedhore filloi së zbatuari pas zgjedhjeve.

Këto deklarata ai i ka bërë pasi që Hilmi Hoxha nga PDK u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Podujevës.

“Marrëveshja parazgjedhore filloi së zbatuari pas zgjedhjeve. Qytetarët llapjanë nuk mund t’i mashtrosh. Mashtrimin nuk e meritojnë. Ajo që ekzistonte si marrëveshje në heshtje parazgjedhore, u bë marrëveshje në praktikë paszgjedhore.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi e bashkëqeverisje, me çdo kusht për të siguruar pushtet për veti, është në interes vetëm të atyre që janë në pushtet”, shkroi ndër tjerash Hyseni.

Sipas tij, “më së keqi” do ta pësojnë qytetarët e Podujevës ngase do të jetë në dëm të dobi të pushtetarëve.

“Fatkeqësisht, më së keqi do ta pësojnë qytetarët e komunës sonë, ngase kjo do të jetë në dëm të tyre e në dobi të pushtetarëve. Pazaret për pushtet dolën në shesh. Tashmë edhe publikisht.

Jam krenar, që si prijës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë qëndruam dhe do t’ju qëndrojmë besnik premtimeve e zotimeve të dhëna para secilit qytetar llapjanë, bashkërisht me asambleistët tanë”, shkroi ndër tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat