Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Aktuale

Vdes ish-ushtari i UÇK-së

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:42
Shasivar Ajazaj

Zafir Berisha, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook , ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tijnë UÇK, Shasivar Ajazaj.

Berisha ka thënë se Ajazaj ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes, nuk ju nda luftës për liri .

“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës miku ynë” shkruan Berisha në telegramin e tij të ngushëllimit.

Njoftimi i plotë:

Sot familja Ajazaj nga Zhuri humbi një familjar shembullorë, ne humbëm një bashkëluftëtar, ndërsa Kosova humbi një ushtar besnik të lirisë!

Shasivar Ajazaj në vitin 1998 ju bashku luftës për liri të UÇK-së në Br 125 të ZOP dhe ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marra në betejën e Buçes (28.07.1998) me armikun serbos-sllavë, nuk ju nda luftës për liri dhe vazhdoj deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës miku ynë.Zafa

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat