Trazirat në Kazakistan/ Lama i reagon Pacollit: Po mbron politikat ruse pasi ke bërë miliardat atje

Aktuale

Trazirat në Kazakistan/ Lama i reagon Pacollit: Po mbron politikat ruse pasi ke bërë miliardat atje

Nga: A.ZH Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:15
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, i ka reaguar ish-kryediplomatit të Kosovës Behgjet Pacolli, pas deklaratave të tij në lidhje me trazirat në Kazakistan.

Pacolli ka thënë se trazirat janë të shkaktuara nga faktori i jashtëm dhe jo nga faktori i zemërimit ekonomik atje.

E Lama nuk është habitur nga kjo deklaratë e Pacollit, i cili sipas saj, mbron politikat ruse pasi ka bërë pasurinë në Rusi dhe Kazakistan. Ajo është shprehur e bindur se prapa trazirave qëndron Rusia.

”Nuk është për tu çuditur që mbron politikat ruse ai që ka bërë miliardat në Rusi e Kazakistan. 

Sa për trazirat jam e bindur se prapa tyre qëndron Rusia, e cila ka qëllimin për t’i hequr Kazakistanit çfarëdo lloj kontrolli apo autonomie në vendimmarrje që lidhen me gazin dhe çmimet e energjisë, edhe pse e ka aleat apo satelit”, ka shkruar ish-deputetja e LDK-së në një postim në Facebook.

Ndryshe, policia deri tani ka arrestuar mbi 5 mijë persona për tensionet e fundit në Kazakistan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat