Avokati: Është shkelur ligji nëse zyrtarët e Speciales kanë qenë në dijeni se Avokati i Popullit nuk ka qenë familjar i të paraburgosurit

Aktuale

Avokati: Është shkelur ligji nëse zyrtarët e Speciales kanë qenë në dijeni se Avokati i Popullit nuk ka qenë familjar i të paraburgosurit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:31
Skënder Musa

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar Specialen për mënyrën e trajtimit sa u përket vizitave, të cilat u bëhen personave që janë në paraburgim në Hagë. Haradinaj ka thënë se vizitën e Avokatit të Popullit të Kosovës e ka shënuar si vizitë familjare, ndërsa ka thënë se është detyruar të mos e pranojë në takim delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë për shkak se i ka ardhur si kërkesë për vizitë familjare.

Në lidhje me këtë ka folur avokati Skënder Musa, i cili tha se nëse Dhomat e Specializuara kanë qenë në dijeni se Avokati i Popullit është regjistruar si familjar, sipas tij, kjo është shkelje e ligjit.

Tutje, Musa theksoi se Dhomat e Specializuara në këtë drejtim është e vërtet se nuk i njohin organet tjera në Kosovë apo nuk bashkëpunojnë me linjë zyrtare të tyre.

“Sa i përket vizitës së Avokatit të Popullit, nuk duhet harruar fakti se në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara, Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara kanë të gjitha organet e veta të veçanta, që parashihen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim është e vërtetë se nuk i njohin organet tjera në Kosovë apo nuk bashkëpunojnë me linjë zyrtare të tyre, kanë madje avokatët të gjithë të detyruar që t’i plotësojnë kushtet të licencohen pranë Dhomave të Specializuara, duke përfshirë këtu edhe Avokatin e Popullit”, theksoi Musa.

Musa, në fund, shtoi gjithashtu se nëse zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë qenë në dijeni se Avokati i Popullit nuk ka qenë familjar i të paraburgosurit dhe është i regjistruar si i tillë, sipas tij, kjo është shkelje e ligjit.

“Ndërkaq, sa u përket zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, i vetmi organ legjitim që mbikëqyr çdo burg në Kosovë dhe paraburgimet, mendoj që kjo nuk është e rregulluar me Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës kanë pasur të drejtë të vizitojnë të burgosurit dhe të interesohen për kushtet e tyre dhe nuk ka qenë fare e nevojshme që të regjistrohen si anëtarë të familjes. Madje këtu kemi të bëjmë edhe me shkelje të ligjit në këtë rast, se zyrtarët e Dhomave të Specializuara kanë njohuri se Avokati i Popullit të Kosovës nuk ka qenë familjar i të paraburgosurit, por është detyruar të regjistrohet në dijeni të tyre si familjar. Kjo është shkelje e ligjit dhe një gjykatë e tillë që përfaqësuesit e popullit tonë që e kanë votuar që të jetë e drejtë, nuk mund të lëshohet me kësi shkelje elementare të ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat