U raportua se mbush veturën me para të shtetit, sqarohet shefi i spitalit të Ferizajt: Nuk kam keqpërdorur asgjë

Aktuale

U raportua se mbush veturën me para të shtetit, sqarohet shefi i spitalit të Ferizajt: Nuk kam keqpërdorur asgjë

Nga: M.L. Më: 14 janar 2022 Në ora: 10:40
Foto ilustrim-Spitali i Ferizajt

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Ushtruesi Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Halit Gërbeshi, ka keqpërdorur institucionin publik për nevoja personale.

Sipas këtyre raportimeve, Gërbeshi për disa muaj ka mbushur veturën e tij personale me karburant nga një kompani derivatesh, derisa faturat ia ka faturuar Spitalit të Ferizajt.

Lidhur me këtë lajm, dr. Halit Gërbeshi ka bërë një sqarim për media, duke thënë se makinën personale e përdor edhe për nevojat e spitalit të Ferizajt pasi ky spital nuk ka veturë funksionale për personelin, nuk ka shofer dhe as zyrtar ligjor .

“1. Makinën personale dhe njëkohësisht familjare e përdori për nevojat e spitalit dhe për të gjitha punët zyrtare në shërbim të S.P. Ferizaj, sepse S.P. Ferizaj nuk ka makinë zyrtare funksionale për personelin.

2. Nuk ka një shofer për personelin zyrtar .

3. Nuk ka një Zyrtar Ligjor që njeh ligjin dhe përcjell rregulloret dhe në mungesë të tij kam përdorur këtë rregullore:

Image
Rregullorja ku Dr.Gërbeshi thotë se është bazuar
Image

Po ashtu, dr. Gërbeshi ka thënë se ka shfrytëzuar rregulloren e vjetër dhe se nuk ka qenë i njoftuar me shkrim nga askush prej zyrtarëve juridik apo ndonjë ekonomist i spitalit për shkeljen eventuale.

5. Jam i angazhuar në tri komisione të SHSKUK-së (anëtar I komisionit për shqyrtimin e ankesave,anëtar i grupit për përpilimin e Organogramës së SHSKUK-së dhe njësive të saj dhe anëtar i grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores për ndryshim-plotësimin e akteve të brendshme në SHSKUK)

Pra unë kam shfrytëzuar rregulloren e vjetër dhe nuk kam qenë i njoftuar me shkrim nga asnjë Zyrtar Juridik apo Ekonomist i spitalit të cilët janë pjesë e menaxhimit dhe këshillimit ku në momentin e dorëzimit të kuponëve të furnizimit është dashur të më njoftojnë (ndaj të njëjtëve do te pasojnë masa ndëshkuese konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi)”, thuhet tutje në sqarim.

Dr. Gërbeshi ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë keqpërdorim.

Konform këtyre angazhimeve ku më është dashur të udhëtojë deri në pesë herë vajtje ardhje nga Prishtina në Ferizaj(brenda 24-orëve) në kohë pandemie dhe vikendeve pa përjashtim nuk mendojë se kam keqpërdorur asgjë. Në moment që jam njoftuar, jam interesuar dhe kam pa se rregullorja e vjetër ishte shfuqizuar dhe ka qenë një lëshimi i imi por jo vetëm.

Unë nuk kamë fshehur asgjë dhe jam i gatshëm të dëshmojë para eprorëve të mi dhe organeve të drejtësisë nëse është nevoja në çdo kohe dhe moment.

Kjo është e vërteta me të cilën jam në pakt dhe duhet të jepet ashtu siç është dhe të mos deformahot në asnjë moment apo rrethanë e për aq më tepër të përdoret si shantazh për shërbime të kujtdo qofshin ato.

Nderime :- U. D.H alit Gërbeshi-Ortoped/Traumatolog”, përfundon sqarimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat