Njësia Speciale e Kosovës vendoset në hyrje të Zveçanit

Aktuale

Njësia Speciale e Kosovës vendoset në hyrje të Zveçanit

Më: 16 janar 2022 Në ora: 10:22
Njësia Speciale e Kosovës vendoset në hyrje të Zveçanit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, janë vendosur në hyrje të Zveçanit, rrugës për pikën kufitare ne Jarinë.

Këto masa vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të moslejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Përveç vendimit të Qeverisë, të shtunën edhe Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë i cili ndalon mbajtjen e këtij referendumi.

Të dielën serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar kundër këtij vendimit, ndërsa kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar reciprocitet nëse Qeveria e Kosovës nuk lejon organizmin e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë më 3 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat