Bllok tarifa: Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Aktuale

Bllok tarifa: Nëse keni paguar faturë të energjisë 58 euro, ZRRE tash propozon që të paguhet 109 euro

Më: 17 janar 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Zyra e Rregullatorit për Energji është në procesin e shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave për aktivitetet në sektorin e energjisë elektrike.

Si shtet neto-importues i energjisë elektrike, edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.  Përveç rritjes së çmimeve, në vitin 2021 në Kosovë është shënuar rritje të ndjeshme të kërkesës për energji elektrike, gjë që ka cenuar edhe sigurinë e furnizimit. Kjo është ndikuar pjesërisht nga ndryshimet e strukturës tarifore të vitit 2017, që kanë synuar thjeshtimin e strukturës por që kanë ndikuar në zvogëlimin e nxitjes për efiçiencë të energjisë dhe përdorimin e energjisë elektrike si alternativë më të lirë për ngrohje gjatë sezonës të dimrit.

ZRRE-ja ka përgatitur dy raporte konsultative. Njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.

ZRRE-ja u ka ofruar kompanive të rregulluara, konsumatorëve dhe palëve tjera të interesit mundësinë që të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e paraqitura në këtë raport konsultativ, dhe të komentojnë ato, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim, jo më vonë se 28 janar 2022, në ora 18:00h.

Propozimi i ZRRE, që reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kWh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89.

Ndikimi i propozimit tarifor në faturat e konsumatorëve shtëpiak

Në këtë pjesë të raportit ofrojmë një analizë të ndikimit të propozimit të ZRRE-së në faturat e konsumatorëve shtëpiak, për nivele të ndryshme të konsumit:

Konsumatori me konsum 300 kWh/muaj – Në bazë të legjislacionit në Kosovë vlerësohet si energjia nevojshme për të mbuluar nevojat esenciale për një familje 4 antarëshe. Gjatë vitit, 20.5% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 450 kWh/muaj – paraqet konsumin mesatar të një konsumatori të amvisërisë gjatë vitit. Bazuar në të dhënat e KEDS-it, konsumi mesatar (nga viti 2012 – 2020) nga amvisëritë që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj, është ~ 460 kWh/muaj.

Konsumi mesatar në vitin 2021 për konsumatorët e amvisërive që konsumojnë mbi 300 kWh/muaj është rreth 440 kWh/muaj. Gjatë vitit, 44% e konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit.

Konsumatori me konsum 600 kWh/muaj – paraqet konsumin bazik minimal të një konsumatori me ngrohje elektrike gjatë dimrit, në bazë të analizave gjatë vendosjes së bllokut në tarifat e kaluara, 69% të konsumatorëve nuk e kalojn këtë prag në asnjë muaj gjatë vitit, dhe 79% të konsumatorëve nuk e kalojnë këtë nivel gjatë muajve të verës.

Konsumatori me konsum 800 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum mbi bllokun e propozuar.

Konsumatori me konsum 1000 kWh/muaj – paraqet një konsumator me konsum më të lartë të energjisë elektrike.

Nëse supozojmë që konsumi i energjisë raporti tarifë e lartë/tarifë e ulët është e barabartë me mesataren e realizuar, ndikimi i propozimit të ZRRE-së në tarifat e konsumatorëve shtëpiak është si në tabelën në vijim:

Image
Bllok tarifa
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat