Infektologu Mehmeti: Varianti Omicron rriti rastet me COVID-19, shifrat do të rriten në Kosovë

Aktuale

Infektologu Mehmeti: Varianti Omicron rriti rastet me COVID-19, shifrat do të rriten në Kosovë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:56
Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë janë shumëfishuar rastet e të infektuarëve me COVID-19.

Nga dhjetëra raste në ditë që ishin javë më parë, sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës janë regjistruar 2050 raste të reja me COVID-19.

E këto shifra të larta, sipas infektologut Murat Mehmeti, janë shumë shqetësuese.

Mehmeti ka thënë se gjatë këtyre ditëve priten të rriten edhe më shumë rastet me COVID.

“Kur ka numër kaq të lartë të rasteve duhet me e marrë si gjendje shqetësuese dhe unë po besoj që këto shifra kanë me qenë edhe më ta larta në ditët në vijim, por në këtë gjendje është një gjë e mirë se varianti OMICRON ka një agresivitet më të ulët në krahasim me variantet e tjera”, potencoi Mehmeti.

Infektologu Mehmeti tha se rritja e rasteve është rezultat i variantit të ri Omicron.

“Ardhja e variantit të ri Omicron shkaktoi rritjen e rasteve në vend sikurse edhe masat e reja të dhënë nga MSH-ja do të duheshin të respektohen edhe më shumë që mendoj se masat nuk janë duke u respektuar aq sa duhet, sa i përket rishikimit të masave ose mbylljes së vendit për këtë vendim është kompetent IKSHPK-ja dhe MSH-ja”, tha Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat