Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës: Qeveria të ndërhyjë urgjent!

Aktuale

Gjenerali shqiptaro-amerikan paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës: Qeveria të ndërhyjë urgjent!

Nga: A.ZH Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:24
Foto ilustrim, policia e Kosovës në veri

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka paralajmëruar se Serbia do të hyjë në veri të Kosovës, nëse Rusia pushton Ukrainën.

Ai ka thënë se gjasat që të ndodhë një gjë e tillë janë mbi 70%, përcjell Bota sot.

Maralusha ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të thërras një seancë urgjente dhe të vendosë se si do të zgjidhet ky problem dhe çfarë veprimesh të ndërmerren.

Reagimi i gjeneralit në Facebook:

Mundësia që Serbia të hyjë apo të pushtojë Kosovën veriore nëse Rusia pushton Ukrainën është shumë e mundshme.

Qeveria e Kosovës duhet të mbajë një seancë urgjente dhe të vendosë se si të zgjidhet ky problem dhe çfarë veprimesh të ndërmerren.

Gjithashtu, të konsultohet lidershipi shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

Unë sugjeroj që të konsultohet me gjeneralin Kadri Kastratin.

Në qoftë se Rusia vendos  me e sulmua Ukrainën do të ekzistone rreziku që forcat serbe do të hyjnë në veri të Kosovës.

Shansi të ndodhë një gjë e tillë është mbi 70%. 

Kryeministri, Presidentja dhe Kuvendi i Kosovës duhet të konsultohen sa më shpejt. Poashtu duhet të konsultohen Qeveria e Shqipërisë, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Preshevës dhe Kryesia e Sanxhakut.

BE nuk do të ndërhyjë se BE do të ketë duart plot me Rusinë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat