Ramush Haradinaj kundër masave të Qeverisë

Aktuale

Ramush Haradinaj kundër masave të Qeverisë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër masave që sapo miratoi Qeveria e Kosovës me synim frenimin e pandemisë.

Ai po thotë se kjo është papërgjegjësi e Qeveria që duhet ta bartin qytetarët.

“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve, duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë”.

Haradinaj ka shkruar se këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç, sipas tij, edhe është dëshmuar.

“Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndjeshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”.

Postimi i plotë

Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë.

Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.

Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat