Detektivi që kapi “Kasapin e Bosnjës” dëshmon në Hagë

Aktuale

Detektivi që kapi “Kasapin e Bosnjës” dëshmon në Hagë

Më: 24 janar 2022 Në ora: 18:55
Ratko Mladiç, Robert Reid

Robert Reid, një detektiv australian i cili ka punuar si shef i operacioneve në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ka dëshmuar të hënën në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Reid, ka dëshmuar lidhur me operacionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

Ai, ka thënë se nuk beson se kanë ndjekur praktikat më të mira të procedurave.

Nuk mendoj që operacioni është kryer në përputhje me standardet”, deklaroi Reid.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë në seancën e së hënës, në gjykimin ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit që ngarkohen për vepra penale të cilat lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Reid, ishte shef i operacioneve në Tribunalin e Hagës, një gjykatë e krijuar në vitin 1993 për trajtimin e mizorive të kryera në luftërat e Ballkanit gjatë viteve 1990.

Për 23 vjet, detektivi australian kishte ndihmuar në gjetjen dhe arrestimin e mbi 160 kriminelëve të luftës. Në mesin e të arrestuarve të detektivit Reid ishte edhe Ratko Mladiç, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat