Haki Abazi ka një thirrje për opozitën

Aktuale

Haki Abazi ka një thirrje për opozitën

Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:25
Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të bashkëpunojnë me Qeverinë për zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike.

Pasi, sipas tij, në seancën e jashtëzakonshme është folur si të  ishte një fushatë zgjedhore dhe të kishte zgjedhje.

“Në programin qeverisës thirrja e parë ka qenë që të krijohet një konsensus ndërpartiak për çështjen e energjisë. Nuk mjafton një mandat qeverisës që të krijohet një konsensus për zhvillim të një sektori që është kaq me rëndësi, politikat që vendosen sot afektojnë gjeneratat”.

“E vërteta është se kriza që është shkaktuar në nivelin global e ka afektuar edhe çështjen e çmimit tek ne. Mirëpo, ne nuk duhet të zhvendosemi përgjithmonë nga ideja se këtu nevojitet një tranzicion që është sektor i qëndrueshëm”.

“Hajde thellohemi në zgjidhje, jemi duke e terrorizuar qytetarin, nuk jemi duke dërguar drejtë një zgjidhje. Nëse flasim me përgjegjësi të kthehemi tek ndërtimi i konsensusit të përbashkët për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi jashtëzakonisht të rëndësishëm”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat