Lajm i jashtëzakonshëm, Miftaraj tregon kush duhet të ndihet krenar për progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit

Aktuale

Lajm i jashtëzakonshëm, Miftaraj tregon kush duhet të ndihet krenar për progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit

Nga: G.B Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:26
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga IKD e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për këtë duhet të ndihet krenar Rafet Halimi, prokurori i PSRK në rastin Subvencionet, për guximin dhe vullnetin për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ligji, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kosova shënon progres në luftimin e korrupsionit.

Më në fund një lajm i mirë, lajm i jashtëzakonshëm.

Rafet Halimi, prokurori i PSRK në rastin Subvencionet besoj se sot duhet të ndjehet krenar për punën, guximin dhe vullnetin për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që ia jep Kushtetuta dhe ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat