Paralajmërohet rishikimi i masave nga MSH-ja

Aktuale

Paralajmërohet rishikimi i masave nga MSH-ja

Më: 25 janar 2022 Në ora: 19:45
Arsim Berisha

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka thënë se mund të ketë rishikim të masave në ditët në vijim.

Berisha theksoi se këto janë masa të përkohshme, që sipas tij, çdo ditë merren të dhënat nga komiteti këshillëdhënës për përmirësimin e tyre, apo cilat kanë dhënë efekt pozitiv apo negativ.

“Nuk mund ta them saktë cila masë do të ndryshohet, por do të ketë rishikim të këtyre masave.

Këto janë vendosur në një afat dyjavor, por nuk do të thotë se nuk mund të ndërrohen brenda javës”, u shpreh Berisha

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat