​Lajçak takohet Bislimin, diskutojnë për dialogun

Aktuale

​Lajçak takohet Bislimin, diskutojnë për dialogun

Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:52
Foto nga takimi

Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar sot në Vjenë zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për vazhdimin e procesit të dialogut në Bruksel.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Ndryshe, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm për dialogun Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat