Progresi i Kosovës në luftimin e korrupsionit, flet Prokurori i Shtetit

Aktuale

Progresi i Kosovës në luftimin e korrupsionit, flet Prokurori i Shtetit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:09
Ilustrim

Prokurori i Shtetit ka mirëpritur Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare ‘’Transparency International’’, ku theksohet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa në vitin 2020.

“Prokurori i Shtetit vlerëson se kjo është një e arritur e të gjitha institucioneve ligj zbatuese në Kosovë.

Si dhe i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë, duke u ngritur për 17 vende, që pa dyshim është meritë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi si dhe e sistemit prokurorial në veçanti”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat