“Marrin mijëra euro në perëndim”/ Punëtorët teknik në SHSKUK ndihen të diskriminuar nga vendimi i Qeverisë për pagesat e policave të sigurimeve për diasporën

Aktuale

“Marrin mijëra euro në perëndim”/ Punëtorët teknik në SHSKUK ndihen të diskriminuar nga vendimi i Qeverisë për pagesat e policave të sigurimeve për diasporën

Nga: M.L. Më: 27 janar 2022 Në ora: 14:06
Jusuf Azemi

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së për vazhdimin e stimulimit të mjekëve dhe infermierëve dhe jo i stafit të punëtorëve të Sigurimit fizik dhe atyre Teknik.

Kjo sindikatë nëpërmjet një komunikate për medie, ka thënë se vendimi i Qeverisë, ka reflektuar në mënyrën më të keqe të mundshme te kjo kategori e punëtorëve, pasi siç thonë është një nënçmim që nuk e merituan.

“Këta punëtorë po përballën brenda një dite me katër mije të infektuar, këta njerëz nuk po drejtohen te zyrat e Qeverisë, por te ambientit e Spitalorë, QMF dhe Ambulantat ku punëtorët e sigurimit fizik dhe punëtorët teknik, duhet t`i presin dhe t`i përcjellin, e qeveria jonë bëjnë këso ndarjesh në të pasur dhe të varfër ose me mirë të themi të varfrin e varfërojnë edhe më shumë, në këtë gjë që po ndodh nuk e kemi menduar kurrë, ne luftuam pa ndalur kurrë që ky degradim mos të bëhet nuk lamë derë pa trokitur por qeveria jonë u mbyll dhe nuk do të dëgjoj për shqetësimin tonë”, thuhet në komunikatë.

Sindikata thekson po ashtu se vendimi i pagesave për polisat e sigurimeve për bashkatdhetarët tanë ishte kulmi i padrejtësive, si ka mundësi njerëzve qw fatbardhësisht marrin mijëra euro nw perëndim tu bëhet pagesa e sigurimeve e nuk paska mundësi të paguhet një punëtorë Teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta i cili po qëndron 24 orë me njerëz me Covid, ky është diskriminim qe s’mund ta arsyetoi askush.

“Njëherit Sindikata e Pavarur e Sektorit e Privat të Kosovës nuk njeh dhe nuk merr obligime nga takimet e Këshillit Ekonomik Social, pasi që Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës nuk e ka përfaqësuesin e saj në këtë këshill, nuk munden njerëzit qe kanë keqpërdor pozitën e punëtorëve me dekada ta përfaqësojnë sektorin privat ne ketë këshill, aty mund te bisedohet për gjithçka por për pagën minimale fjalën e fundit duhet ta thotë përfaqësuesi i Sindikatës së Punëtorëve Privat te Kosovës, është rregull ligjore, por meqë BSPK-ja është Privatizuar mund te ndodh gjithçka.

Ne tani e themi pagë minimale për punëtorë të Sektorit Privat nën 400 euro nuk ka!

Ata që s’kanë të përbashkët asgjë me ketë kategori të punëtorëve do të ju sugjeronim të mosmerën me gjera qe nuk i dini, ju nuk dini qa është paga minimale ju dini te keni pasuri te pakufishme dhe përpunëtorë te sektorit privat nuk keni dijuni”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat