Përplasje e ashpër në Kuvend/ Hekuran Murati i kundërpërgjigjet deputetëve të PDK-së

Aktuale

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Hekuran Murati i kundërpërgjigjet deputetëve të PDK-së

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:58
Hekuran Murati dhe Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj gjate seancës së sotme të kuvendit është përplasur me ministrin e Financave, Hekuran Murati, rreth masave antiCOVID të vendosura nga Qeveria.

Qalaj ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë rishikimin e masave antiCOVID, pasi sipas tij kjo nuk është vetëm kërkesë e opozitës , por edhe një pjese të mazhorancës.

“I nderuar ministër kërkesat e deputetëve të opozitës por edhe disa deputetëve të mazhorancës janë që të heket ora policore që konsiderojmë që është e panevojshëm, të heket kufizimi në lokalet e gastronomisë, të rishikohet vendimi për masat kufizuese në kufi të Kosovës, të heket masa e mbajtjes në hapësirën”, ka thënë ai.

Tutje ai ka kërkuar që të mbikëqyret më shumë respektimi i këtyre masave në ambientet e brendshme, pasi sipas tij në furrat e lokalet e gastronomisë nuk respektohet mbajtja e maskës nga punëtorët.

“Rreptësisht të mbikëqyret implementimi i masave në ambientet e brendshme. Sot në asnjë dyqan aposlutisht askund nuk e kemi respektimin masave mbrojtëse, në furrë të bukës nuk mbajnë maska, kamerierët nuk mbajnë maska, konsumatorët nuk mbajnë maska, nuk kërkohet certifikata e vaksinimit”, shtoi ai.

Pas këtyre deklaratave i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili i ka quajtur hipokrite kërkesat e PDK-së. Tutje ai ka thënë se asnjë nga deputetët e PDK-së nuk po mbajnë maskë në sallë.

“Shumen e lehtë të thuhet që të kokrrohet që në ambiente të brendshme të vendoset maska me rigorozitet, por po mendoj që kjo e vërteton atë që thash. Kështu ka shumë hipokrizi, i gjithë grupi parlamentar i PDK-së këtu nuk ka maska, kjo është hipokrizia që po flas”, tha Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat