ShSKUK tash i pranon testet rapide

Aktuale

ShSKUK tash i pranon testet rapide

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:17
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka vendosur të njohë testet rapide për stafin shëndetësor.

Ky vendim është marrë dje në Komitetin e ShSKUK-së, por është bërë i ditur nga ky shërbim.

“Bazuar në konkluzionet e Komitetit të ShSKUK-së të datës 27 janar 2022 për ngritjen e gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me Covid-19 -Çdo të punësuari të ShSKUK-së ( personeli shëndetësor dhe jo shëndetësor) i njihet testi rapid si test konfirmues për Covid-19 pozitiv, por i njëjti duhet të bëhet brenda institucionit, të regjistrohet në librat e protokolit dhe të lëshohet raport me shkrim nga mjeku i klinikës, spitalit apo institucionit përkatës. Për rezultatet e testeve duhet të njoftohet IKShPK konform normave rregullative”, thuhet në njoftim.

Fillimisht, ky test me rezultat pozitiv në COVID-19 tek mantelbardhët nuk shërbente si dëshmi e besueshme për eprorët e tyre.

Ndaj si konfirmim i kësaj u kërkohej testim shtesë, atë me PCR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat