“Provokator, i mbushur me urrejtje”: Pozhari i drejtohet Molliqajt pas provokimit me shuplakë ndaj policit

Aktuale

“Provokator, i mbushur me urrejtje”: Pozhari i drejtohet Molliqajt pas provokimit me shuplakë ndaj policit

Nga: M.H. Më: 29 janar 2022 Në ora: 18:27
Xhevdet Pozhari

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me shuplakën që kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i dha policit gjatë protestës.

Pozhari e përgëzon policin që nuk ka reaguar në lidhje me provokimin që Molliqaj i bëri, përcjell “Bota sot”.

Ta godasësh me shuplakë me qëllim që ta eskalosh situatën, flet se je i mbushur me urrejtje, shton analisti në shkrimin e tij.

Postimi i plotë

Bravo i qoftë policit që nuk reagoi ndaj dorës së një provokatori që është në gjendje gjithçka me bo për pushtet. Ta godasësh me shuplakë me qëllim që ta eskalosh situatën, flet se je i mbushur me urrejtje dhe as që të bën për fatin e njerëzve.

Ky njeri e ka humb kontrollën mbi vetveten.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat