Çfarë tha Lajçak pas takimeve me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Aktuale

Çfarë tha Lajçak pas takimeve me Osmanin, Kurtin e Bislimin

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:34
Pamje nga takimi i tyre

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak i shoqëruar nga Emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar kanë takuar dje shefen e shtetit Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe  zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajcak ka shkruar se me shefen e shtetit, Vjosa Osmani, ka biseduar për çështjen e të pagjeturve.

Kurse me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për mënyrat më të mira se si dialogu mund të shërbejë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në Kosovë, sëbashku me Emisarin Escobar takova presidenten Vjosa Osmani me të cilën përpos çështjeve tjera u pajtuam në nevojën për të përshpejtuar punën për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Lajcak.

“Në takimin e përbashkët EU-SHBA me kryeministrin Albin Kurti diskutuam për mënyrat më të mira se si ta shfrytëzojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve tutje në 2022”, ka shkruar ai.

Lajcak poasht ka shkruar se me Bislimin kanë diskutuar edhe rreth përgatitjeve për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Në takimin tonë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ishte mundësi e mirë të vazhdohet biseda jonë intensive për çështjet praktike të dialogut që ka për qëllim përfitimin e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ne poashtu diskutuam për përgatitjet për takimet e ardhshme të dialogut”, ka shkruar Lajcak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat