Vushtrria në mbështetje të profesorit valltar

Aktuale

Vushtrria në mbështetje të profesorit valltar

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 20:33
Lulzim Paci

Profesori, Lulzim Paci, që u bë i njohur përmes vallëzimeve të tij në rrjetin social TikTok, i ka bërë ftesë publike, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, që ta realizojnë një video vallëzimi bashkërisht.

Por në këtë ftesë, deputetja që ishte kritikuese ndaj tij, nuk pati përgjigje.

Megjithatë, profesori, thotë se u ndje shumë i lehtësuar pas mbështetjes që mori nga shumë njerëz në gjithë Kosovën, e madje thotë se mori ftesë nga disa ansamble që të bëhet pjesë e tyre, por këtë e shqyrton vetëm gjatë pushimit veror.

Krah mësimdhënësit të tyre dalin edhe nxënësit që thonë se nuk e ka penguar asnjë moment procesin mësimor veprimi i profesorit.

Ndërkaq, Paci, deklaron se edhe me familjen tashmë ka ndrequr raportet, pasi i ka bindur se ajo se çfarë ka bërë nuk ishte diçka e keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat