VV: Deputetët e PAN-it refuzuan ndalesën e shtesave mbi pagën bazë

Aktuale

VV: Deputetët e PAN-it refuzuan ndalesën e shtesave mbi pagën bazë

Nga: M.L. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Pas publikimit të shpenzimeve për derivate, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marr vendim që të tërhiqen nga këto kompenzimi i udhëtimit.

Ata kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit për rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve.

Në një komunikatë për medie Lëvizja Vetëvendosje thotë se prej që ekziston si subjekt politik ka kërkuar që pagat e deputetëve të zvogëlohen, pasi që nuk korrespondojnë me nivelin e përgjithshëm të pagave në vend dhe krijojnë hendek mes të përfaqësuarit dhe përfaqësuesit.

“Në vitin 2010 kur jemi bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës për herë të parë kemi kërkuar që mëditjet të mos mbesin çështje e mëshirës apo përcaktimit individual por të jetë çështje e rregulluar me letra dhe formalisht. Ky propozim i yni asnjëherë nuk ka marrë mbështetje në Kryesi të Kuvendit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, Vetëvendosje thotë se në vitin 2018, grupi i saj parlamentar në kuadër të rishikimit të projektligjit për paga pat propozuar amandamentin numër 4 që tekstualisht thotë: “Deputetët nuk përfitojnë shtesa të tjera mbi pagën bazë”. Ky amandament nuk e pat marrë mbështetjen e deputetëve të PAN-it, dhe nuk pat kaluar.

Tash, kjo çështje është duke u rregulluar nga Kryetari i Kuvendit përmes rregullores së Kuvendit. Paga e 13-të është ndërprerë dhe nuk ekziston më, dhe mes shumë të tjerave çështje që kufizojnë shpenzimin e parasë publike është paraparë edhe kjo e shpenzimeve për udhëtim.

Shteti dhe shoqëria ndërtohen mbi bazën e rregullave dhe normave dhe jo mbi përcaktimet individuale të personave që bartin pozita. Ne besojmë në grupin tonë parlamentar dhe në synimin e tij për t’i hequr mëditjet dhe shtesat tjera që janë të tepërta e që i takojnë lakmisë së pushteteve nga e kaluara”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat