6 viktima nga Covidi në Kosovë, ulet numri i rasteve pozitive

Aktuale

6 viktima nga Covidi në Kosovë, ulet numri i rasteve pozitive

Nga: A.M. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Ndërsa, janë raportuar edhe 1 mijë e 283 raste të reja të infektuara me këtë virus, përcjell "Bota sot".

Njoftimi i plotë Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.792.775 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.696 testime, 1.283 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. 

Sot janë shëruar 4.397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187.508.

Në total numri i rasteve aktive është 26.977.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat