(E plotësuar 12:22) - Përplasje në mbledhjen e kryesisë
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk ka pranuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës derisa aty prezent është shefi i stafit të kryeparlamentarit, i cili sipas tij në një shkrim ka thënë të pavërteta rreth çështjes së shpenzimeve të deputetëve. Mbledhja ka dështuar dhe kryetari i Kuvendit ka deklaruar se nga ana e Gashit ka pasur edhe mësymje dhe sharje në drejtim të Ilir Kërçelit.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca para mediave ka thënë se shefi i stafit të tij në shkrimin e publikuar nuk ka përmendur emra.
Konjufca: Në kryesi kishte mësymje dhe sharje të cilat nuk mund t’i përmend
“E kam lexuar reagimin e shefit të stafit, mw wshtw dukur reagim në parim, nuk e ka përmendur asnjë emër, mendoj të gjithw emrat që janë lakuar pastaj nuk janë prej shefit të stafit por janë prej mediave dhe prej portaleve të caktuara të cilat zotëri Gashi i ka marrë si sulm personal. Pat mësymje, pat edhe sharje në familje, shprehje të cilat nuk mund t’i përmend”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa në deklarimin e tij, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje fizike dhe se ka pasur distancë të lartë me shefin e stafit të kryeparlamentarit.
Gashi: Shefin e stafit të kryparlamentarit nuk e kam prek me dorë, kam pasur distancë të lartë me të
“As nuk e kam prek me dorë dhe kam pas distancë relativisht të lartë me të, nuk është e vërtetë. Pra kryetari i Kuvendit duhet të kryejë detyrat e tij, të jetë në krye të funksionit të vet si përfaqësues i Kuvendit dhe i gjithë deputetëve të Kuvendit dhe jo të aktivizojë shefin e kabinetit të vet për të keqpërdorur situata e informacione të pasakta në dëm të deputetëve”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se mbledhja e kryesisë së Kuvendit ka dështuar për shkak të prezencës së shefit të stafit të Konjufcës, për të cilin ka thënë se ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Gashi: Shefi i stafit të Konjufcës ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të tij
“Mbledhja e kryesisë së Kuvendit dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me veti shefin e kabinetit i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit përveç që ka thënë të pavërteta, ka përdorur të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetë të caktuar të Kuvendit të Republikës”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, asnjë shef i kabinetit nuk flet pa lejen e shefit të tij.
Sjelljen e Gashit e kanë kritikuar grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti Adnan Rrustemi ka thënë se aty kishte kërcënime të drejtpërdrejta.
Rrustemi: E dënojmë sjelljen jo parlamentare të Gashit
“Përveç që e dënojmë një sjellje të tillë shumë të papërgjegjshme shumë jo parlamentare, kërcënime të drejtpërdrejta, natyrisht dua ta bëjë të njohur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, propozimin që kishim ndërmend ta paraqesim ën kryesinë e Kuvendit, në lidhje me domosdoshmërinë që kryesia e kuvendit të rishikojë komplet vendimin e kryesisë të vitit 2011 për sa i përket kompensimit të deputetëve”, ka thënë Rrustemi.
Dje, shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërceli ksihte shkruar në llogarinë e tij se “Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë mëditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro”.
Lidhur me vendimin e vitit 2011 i cili u mbulon deputetëve shpenzimet e udhëtimit për në Kuvend, Konjufca ka thënë se do ta trajtojnë këtë pikë sapo të vijë në kryesi.
“Sapo që kjo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do ti merrte votat e subjekteve të tjera politike të cilat që besa deri tash kanë thënë që nuk e përkrahin një vendim të tillë së paku dy subjekte politike deri tash e kam parë, dy subjekte parlamentare të cilat nuk e përkrahin një vendim për deputetët sepse sipas shpjegimit të tyre kjo ka ndodhur në vitin 2011 që të ketë një barazi në mes të deputetëve pra sa i përket shpenzimeve të tyre, ata që jetojnë jashtë Prishtinës, pra në qytete të largëta si Gjakova apo Prizreni apo qytete të tjera, dhe deputetët që jetojnë në Prishtinë të cilët e kanë shumë afër Kuvendin dhe mund të marrin pjesë pa ndonjë shpenzim dhe ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa grupi i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar që do të heqin dorë nga këto kompensime duke shtuar se vendimi për shtesat duhet të rishikohet në tërësi.
Rrustemi: Kompensimi për deputetët është i panevojshëm
“Ky kompensim ishte i panevojshëm, i tepër për deputetët e Kuvendit të Kosovës, sido që të jetë duhet ta dallojmë ose duhet rastet eventuale që kanë dhënë adresën e pasaktë nga deputetët e tjerë të cilët si pjesë të pagës e kanë marrë kompensim për udhëtim”, ka thënë deputeti Adnan Rrustemi.
Ditë më parë në media janë publikuar emrat e deputetëve dhe shuma për derivate të cilën ata e kanë shpenzuar për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, shpenzime këto që u janë mbuluar nga ky institucion me një vendim të vitit 2011.
Përveç kësaj, disa deputetë kishin përfituar nga ky vendim ani pse të njëjtit ishin me vendbanim në Prishtinë.
Gashi mohon akuzat për sharje e ofendime, thotë se për 10 vite s’ka marrë kompensim për derivate
Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi, ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës.
Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit të shpenzimeve të derivateve për deputetë.
“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.
Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.
Deklarohet shefi i kabinetit të Konjufcës: Arben Gashi më shau e m’u versul
Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se është sharë e ka pasur tentim edhe për sulm fizik nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Kërçeli tha se gjatë gjithë kësaj kohe ishte i heshtur, ndërsa Gashi ka tentuar që ta sulmojë fizikisht.
“Prej meje s’ka pasur përpalje, unë vetëm kam hesht. Më është veruslë dhe më ka sha”, është shprehur Kërçeli.
Kujtojmë se para pak çastesh, në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një fjalosje me Arben Gashit të LDK-së dhe shefit të kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
Përplasja me Kërçelin, flet Arben Gashi
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka folur për përplasjen në Kuvend, si pasojë e së cilës dështoi mbledhja e Kryesisë.
Gashi në një konferencë për media tha se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Konjufca tha paraprakisht se Gashi ia kishte mësyar ta sulmonte fizikisht Kërçelin.
“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi, duke theksuar se ka mbajtur distancë me shefin e kabinetit të Konjufcës.
Gashi tha se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
“Specifikat e këtij institucioni nuk lejojnë që shefi i kabinetit të bëhet palë në debatet e brendshme politike”, tha ai.
Kërçeli ka thënë dje se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate, duke aluduar në Gashin.
Gashi më pas reagoi duke thënë atë kohë s’e kishte ditur se me para të shtetit po i mbuloheshin shpenzimet e udhëtimit dhe se kishte hequr dorë nga kjo pagesë që para 10 vitesh.
Rrustemi: Arben Gashi më shau, hoqëm dorë nga kompensimi i shpenzimeve të derivateve
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është sharë e ofenduar nga shefi i GP të LDK-së, Arben Gashit.
Ai ka thënë se kompensimi i shpenzimeve të derivateve për deputetë nuk duhet të ndodhë, teksa ka thënë se këtë ia ka kërkuar partive tjera.
“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK ndaj meje e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve. Ne natyrisht që kemi të angazhuar për të rregulluar çështjen e pagave. Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Ne jemi për rregullim të përhershëm. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha Rrustemi.
***
Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Raportohet se përplasja mes Gashit dhe Kërçelit ka vazhduar me ofendime e sharje.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.
“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.
“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare. Ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve”, tha Konjufca.