Familja Imeri: Këta liderë nuk mund t'i shantazhojë asnjë armik sepse nuk u rrinë mbi supe vrasje

Aktuale

Familja Imeri: Këta liderë nuk mund t'i shantazhojë asnjë armik sepse nuk u rrinë mbi supe vrasje

Nga: I. M. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 10:12
Presidentja Osmani, Albin Kurti, Donika Gërvalla dhe Glauk Konjufca gjatë një takimi

Familja Imeri i ka dalur në mbrojtje udhëheqësve të shtetit të cilët së fundi kanë qenë cak edhe i sulmeve të orkestruara në media dhe sulmeve të vazhdueshme, të akorduara nga opozitarizmi jo parimor.

Sipas familjes Imeri, anëtari së cilës Hakiu, ish-kujdestar klase i Hashim Thaçit, i vrarë nga njerëz të uniformuar të UÇK-së, këta udhëheqës shqiptarë janë të pashantazhueshëm, sepse nuk i kanë zhytur duart me vrasje.

Në vijim postimi i plotë i familjes Imeri:

“Është krenari kur e sheh për herë të parë pas Pavarësisë një ekip të pa njolla se si janë bashkuar t'i shtyjnë agjendat shtetërore përpara. Këta liderë nuk mund t'i shantazhojë asnjë armik sepse nuk u rrinë mbi supe vrasje, tenderë e krime tjera ordinere.

Ish-pushtetarët tani janë në vendin e duhur dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë. Shteti po shkapet, drejtësia po vjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat