Rritja e çmimit të energjisë, flet ish-ministri Çeku

Aktuale

Rritja e çmimit të energjisë, flet ish-ministri Çeku

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:02
Ethem Çeku

Ish-ministri i energjetikës dhe minierave, Ethem Çeku, ka deklaruar se vendimi sotëm i ZRrE-së, do të lë gjurmë në familjet e Kosovës.

Sipas tij, problemi me energji elektrike nuk zgjidhet duke i rritur çmimet.

“Kjo është rritje e cila len gjurmë në familjet tona. Nuk është ndonjë rritje që nuk e prek shportën e qytetarëve tonë, pavarësisht që është rritur për 12 cent tek atje 800 kWh, prapë ajo 12 centi është ngritje jo e vogël për ekonominë tonë familjare. Prandaj, këta janë hapa të cilët nuk e zgjedhin problemin e energjisë. E kam theksuar me dhjetëra herë edhe t’i shtrenjtojnë sado çmimet, edhe të bëjnë subvencionime të vazhdueshme sektori i energjisë në Kosovë kërkon masa të thella dhe veprime shumë më të avancuara se sa këto ngritjet e çmimeve”, është shprehur Çeku.

Ndërsa, thotë se do të ketë pakënaqësi të qytetarëve lidhur me këtë çështje.

“Normalisht shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndikojë keq tek qytetari, sepse shpenzuesit e energjisë elektrike do të kenë ngritje të tarifave dhe do të ketë edhe pakënaqësi të qytetarëve për ngritjen e këtyre tarifave, por këto alternativa, ky koncept nuk ka me zgjedh problemin e energjisë, edhe me rrit edhe pesë fish nuk e zgjedh problemin e energjisë. Këto janë politika të gabuara që po merren këto momente, duke ngrit çmimet e duke bërë subvencione, këto janë zgjidhje të përkohshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat