Aksion i Krimeve Ekonomike në dy qytete, arrestohen 3 zyrtarë dhe pronari i një kompanie

Aktuale

Aksion i Krimeve Ekonomike në dy qytete, arrestohen 3 zyrtarë dhe pronari i një kompanie

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Katër persona janë prangosur nga Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar në rajonin e Gjilanit e Kamenicës.

Media mëson se tre nga këta persona janë persona zyrtarë ndërsa tjetri është pronar i një kompanie.

 

Ata dyshohen për veprat penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se 4 persona janë arrestuar sot ne rajonin e Gjilanit, në Kamenicë, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vepra penale: Keqpërdorim i Pozitës zyrtare dhe Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik, ndërsa për detaje tjera do të njoftoheni përmes komunikatës për media”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat