Mashtrimi i dyshuar në tenderin 35,000 euro, arrestohet biznesmeni në Gjilan

Aktuale

Mashtrimi i dyshuar në tenderin 35,000 euro, arrestohet biznesmeni në Gjilan

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:25
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Kamenicës dhe pronarin e një kompanie, të cilët dyshohen se kanë mashtruar për një tender të furnizimit në shkolla, me vlerë prej mbi 35 mijë euro.

Siç thuhet në njoftimin e PK-së, gjatë hetimeve janë siguruar dëshmi relevante se komisioni prej tre anëtareve kanë nënshkruar raportin e pranimit të mallit, pa ardhur malli, duke dëmtuar buxhetin e komunës, e duke i mundësuar operatorit ekonomik përfitim të kundërligjshëm për shumën e lartcekur.

“Me këto veprime të dyshuarit me iniciale (P.J., I.Z. dhe F.D), dyshohet se kanë kryer veprën penale ,”Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit zyrtare”, ndërsa i dyshuari me iniciale (A.K.) pronar i kompanisë dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë mbi 35 mijë €uro, për tenderin në fjalë, pasi që i njëjti nuk i është përmbajtur kontratës dhe deri tani nuk ka bërë furnizimin me mall, me çka dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik””.

Policia njofton se “Sot me datën 09.02.2022 në cilësinë e të dyshuarave janë intervistuar pronari i kompanisë dhe tre anëtaret e komisionit të përmendur më lartë me iniciale, në prezencën e avokateve sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistave katër të dyshuarit, me Aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat