Trondit Naim Miftari: Vëllai i Remit ia rriti kamatën 200 mijë euro Florim Prapashticës, ja lidhja me grupin e Azem Sylës dhe Fahredin Gashin

Aktuale

Trondit Naim Miftari: Vëllai i Remit ia rriti kamatën 200 mijë euro Florim Prapashticës, ja lidhja me grupin e Azem Sylës dhe Fahredin Gashin

Nga: N. Sh. Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 19:09
Rrustem Mustafa dhe Azem Syla

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në facebook, shkruan se, Florim Prapashticës iu rrit kamata në 200 mijë euro pas një borxhi që ia kishte marrur vëllait të komandant Remit.

Miftari shkruan se ky borxh erdhi pasi Prapashtica kishte blerë një shtëpi me Azem Sylën, por shumën prej 120 mijë eurove ishte detyruar ta paguante vet, e kjo bëri që të huazoj para nga vëllai i Remit.

Sipas tij, pas kësaj kamate, ai kishte paguar edhe 300 mijë euro të tjera, ishte detyruar edhe të ia shet shtëpinë grupit të Azem Sylës, por edhe parat ia kishte dhënë po këtij grupi që e kishin futur në borxhë.

E kjo patundshmëri me vlerë prej 700 mijë euro, sipas Miftarit, kishte përfunduar në emrin e Fahredin Gashit.

Postimi i plotë:

Qysh e pat emrin liria!

Daja' Azem Syla përzuri nga shtëpia familjen e mikut që e strehoi në kohën e Millosheviqit!

Azem Syla kishte blerë një shtëpi së bashku me Florim Prapashticen  afër Gërmisë. Por, gjithë shumën prej 120 mijë eurosh ishte detyruar ta paguante vetëm Florimi 80 mijë euro i kishte marrë borxh nga vëllai i komandant Remit.

Paratë për shtëpinë ia kishte dhënë Shpresim Ukës. Pronësia nuk i ishte bartur. Vëllai i Remit i kishte vënë kamatë. Fajdeja i kishte arritur në 200 mijë euro. 300 mijë tjera i kishte paguar kamatë.

Për ta paguar gjithë këtë shumë, shtëpinë dhe picerinë ia kishte shitur “grupit të Azem Sylës. Paratë që kishte marrë nga shitja e kësaj shtëpie, ia kishte dhënë po këtij grupi që tashmë e kishin zhytur në borxhe.

Patundshmëria në vlerë 700 mijë euro tashmë kishte përfunduar në pronësi të Fahredin Gashit shefit të Nazim Bllaces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat