Bajrami: Qeveria po tregohet arrogante, për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së na duhen dokumente

Aktuale

Bajrami: Qeveria po tregohet arrogante, për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së na duhen dokumente

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:23
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se është shqetësues fakti që Qeveria e Kosovës nuk bën të ditur se ku do t’i marrë 100 milionë euro për subvencionimin e qytetarëve që janë prekur nga ngritja e çmimit të energjisë elektrike.

Bajrami theksoi se për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së i’u duhen informata dhe se me këtë Qeveria po tregohet arrogante.

“Ne jemi duke analizuar dhe ende nuk kemi parë vendimin. Sot i gjithë debati u zhvillua mbi energjinë dhe asnjë ministër nuk ishte i pranishëm. Si mund ta di unë si deputete e opozitës kur Qeveria nuk tregon se ku ka me i marrë 100 milionë euro për subvencionim, ky është komunikimi dhe arroganca e numrave. Ne do ta analizojmë vendimin, por, na duhen të dhëna dhe informata”.

“Duhet të bëhet publik vendimi i ZRrE-së dhe Qeveria duhet të bëjë publik vendimin se si ka për të bërë shpërndarjen e 100 milionë eurove, me tregu se ku kanë me i marrë edhe qysh ka me i shpërnda dhe cilave kategori ka për të ju bërë shpërndarja dhe mbi këto baza që ne mendojmë që janë shumë diskriminuese do ta atakojmë këtë vendim në instancat gjyqësore”.

“Ne përkrahim të gjitha organizimet e qytetarëve që përmes formave të ndryshme të organizimeve me ataku këtë vendim. Nuk është e vërtetë që kanë me u prek 25 përqind e familjeve në sezonin e dimrit numri i familjeve që ka me u prek ka me qenë shumë më i madh”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat