Emrat e drejtorëve që do të emërohen në komunën e Istogut

Aktuale

Emrat e drejtorëve që do të emërohen në komunën e Istogut

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 21:26
Ilir Ferati

Ditë më parë Ilir Ferati, kryetari i zgjedhur i komunës së Istogut në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë ka arritur një marrëveshje për koalicion me kandidatin e Partisë Demokratike në komunën e Istogut, Ali Nimanaj.

Përmes burimeve janë zbuluar edhe emrat e disa nga drejtorëve që priten të emërohen gjatë ditës së martë.

“Zenel Shatri do të drejtojë drejtorinë e shëndetësisë, Naim Behlulaj, drejtorinë e arsimit, ndërkaq pozitën e drejtorit do ta ushtrojë edhe Kushtrim Buleshkaj, Xhevat Demaj dhe Merita Mulijaj, por që hala skam informacione cilen”.

Gazeta ka kontaktuar profesorin Naim Behlulaj i cili figuron në emrat e drejtorëve potencial dhe i njëjti tha se asgjë nuk është zyrtare deri tani, por, ai do të pranonte vetëm pozitën e drejtorit të arsimit.

“Deri tash asgjë nuk është zyrtare, por, personalisht kur kam kontaktuar me kryetarin Ferati e kemi biseduar që unë se shoh veten në asnjë drejtori tjetër përpos asaj të arsimit. Krejt kjo pasi kam përvojë pune 15 vjeçare në këtë fushë dhe e di se kontributi më së miri do të jepej aty, deri të martën nuk dihet asgjë, aty konfirmohet gjithçka”, tha Behlulaj për Insajderin.

Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme është shkarkuar nga detyra e Kryesueses së Kuvendit Komunal në Istog, Fjolla Ukaj e cila ishte nga radhët e AAK-së.

Ndërkaq burime të Insajderit thanë se të martën do të zgjidhet kryesuesi/ja e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat