Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka rikthyer një postim që e kishte bërë në shkurt të vitit 2014, ku kishte bërë thirrje që të mos votohej Gjykata Speciale.
Duke e ri-shpërndarë këtë postim, Musliu ka thënë se zëri i saj s’mjaftoi për të parandaluar Specialen.
“Para 8 viteve zëri im nuk mjaftoi për të parandaluar gjykaten speciale.
Fatkeqësisht koha më dha të drejtë”, ka shkruar Musliu.