Osmani e uron Steinmeier për rizgjedhjen president i Gjermanisë: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit

Aktuale

Osmani e uron Steinmeier për rizgjedhjen president i Gjermanisë: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:30
Vjosa Osmani dhe Frank-Ëalter Steinmeier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin gjerman për rizgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që të bashkëpunojnë për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

“Urime Presidentit Federal Frank-Ëalter Steinmeier.

Urime për rizgjedhjen tuaj si President Federal i #Gjermanisë! Pres me padurim punën tonë të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, të bazuara në vlerat e përbashkëta evropiane nga të cilat do të përfitojnë njerëzit dhe vendet tona”, ka shkruar Osmani në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat