Mefail Bajqinovci: Çka ka mashtru Albin Kurti?

Aktuale

Mefail Bajqinovci: Çka ka mashtru Albin Kurti?

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:31
Mefail Bjqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bjqinovci, ka pyetur se përveç premtimit për energjinë elektrike, për çka tjetër ka mashtruar kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Bjqinovci një deklaratë të tillë e ka bërë në një vjetorin e e fitores së Vetëvendosjes.

“Cili mashtrim, ma thoni premtimin e zotit Kurti, përveç rrymës çka ka mashtru, cili është mashtrimi”, ka thënë Bajçinovci.

Gazetarja e ka pyetur se për rrymë po e pranon se ka qenë mashtrim, teksa deputeti i VV-së është përgjigjur se atëherë Kurti ka premtuar ulje të çmimit sepse ka qenë i tillë në nivel global.

“Rrymën zoti Kurti ka thanë e uli sepse në nivel global atëherë ka qenë i ulët, nuk ka thanë që unë çmimet tjera të tregut do t’i kontrollojë”, ka thënë tutje Bajçinovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat